Familja e Papa Françeskut thyen heshtjen, deklarohet për vdekjen e tij

Familja argjentinase e Papa Françeskut ka shkruar për vdekjen e tij në mediat sociale.

“Vdekja e Papa Françeskut shënon një moment thellësisht simbolik në historinë e njerëzimit”, shkroi mbesa e tij, Dr. Carolina Bergoglio në një postim në Facebook .

Papa 88 vjeç vdiq nga një goditje në tru, sipas certifikatës së vdekjes të publikuar nga Vatikani.

Sipas BBC, kjo është konfirmuar në një deklaratë zyrtare, ndërsa priten detaje të mëtejshme në orët në vijim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume