Të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar. Sipas burimeve, bëhet me dije se ky vendim ka ardhur për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi.

Po ashtu, ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.

Kujtojmë se grevat e shërbimit civil në Greqi kanë qenë të shpeshta dhe kanë përfshirë sektorë kyç të transportit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume