Bombat izraelite goditën spitalin e qytetit të Gazës gjatë orëve të natës, raporton Al Jazeera. Sulmet ajrore thuhet se shkatërruan dhomën e urgjencës, hyrjen kryesore dhe objektin që përmban oksigjen mjekësor për pacientët e kujdesit intensiv.

Mjekët dhe infermierët u përpoqën për të nxjerrë qindra pacientë nga objekti në mes të natës.

Kolegët tanë në Al Jazeera Arabic raportojnë se forcat izraelite kanë bombarduar Spitalin Arab al-Ahli në qytetin e Gazës ndërsa pacientët po evakuoheshin”, raporton Al Jazeera.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Në mediat sociale qarkulluan imazhe ku tregojnë njerëz që transportohen me barela nëpër rrugë. Aktualisht nuk dihet ende nëse ka viktima.

Hamasi e quajti sulmin një “krim të tmerrshëm” nga Izraeli, i cili ka thënë se po shqyrton raportet.

Në tetor 2023, një sulm në të njëjtin spital vrau qindra njerëz .