Ejup Berisha

Pas një periudhe shumë të gjatë studimi dhe hulumtimi kam ardhur në përfundim se më së miri jetohet në një demokraci sesa në një autokraci.
A e dini pse?! Sepse në Demokraci i zoti i vetvetes është çdo individ meqë jeta shoqërore dhe shtetërore në të zhvillohet më me pak kontrollë, pa përrzierje të shumta nga jashtë dhe pa urdhëra të tepruara ansore. Kjo ndodh për faktin se aty ka liri dhe barazi individuale e ndonjëher edhe kolektive pasiqë në këtë sistem qeverisjeje ka kufizim të pushtetit dhe të forcës së stërtepruar të pushtetarëve. Në demokraci bëhen përpjekje maksimale që të eliminohen dallimet e shumta, ndasitë dhe kufizimet. Aty secili njeri jeton i shkarkuar nga hallet e dertet por dhe nga vështirsitë e shumta si dhe nga nëpërkmbezat e ndryshme që tentohen tu bëhen të njejtëve. Në këtë sistem politik që asnjëher nuk ka funkcionuar si duhet në vendin tonë dhe në shtetet e rajonit elitat politike janë më të angazhuara me punë dhe më të përkushtuara në skenën politike dhe të njejtat e kanë për obligim që të përkujdesen për fatin, lumturinë si dhe për rritjen e mirqenies së qytetarë
ve. Këto gjëra e rrisin disponimin dhe pozitivitetin e njerëzve. Pastaj në këtë sistem politik ka transparencë për arsye se aty çdo gjë që bëhet bëhet hapur dhe me këto gjëra njoftohet shumë shpejtë opinioni publik nga mediat që duhet të jenë korrekte, të pa-anshme, të pavarura dhe profesionale. Mëtej në Demokraci të gjithë politikanët duhet ta njoftojnë opinionin publik për punët, aktet, veprimet dhe akcionet e tyre të cilat i ndërmarrin dhe lëvizjet që i bëjnë në shoqëri dhe në shtet. Këto gjëra janë shumë të rëndësishme sepse me to politika bëhet më e afërt, më e butë, më e mirë, apo dhe më bashkpunuese për qytetarët për faktin se politikanët nuk guxojnë që ta uzurpojnë pushtetin dhe të thonë o qytetarë ne jemi vetë pushteti. Apo politikanët nuk guxojnë ti ngacmojnë dhe ti sulmojnë qytetarët por të njëjtët janë të obliguar që të njejtëve tu krijojnë kushte adekuate për mbrojtje dhe siguri personale. Por dhe duhet tu sigurojnë edhe mundësi më të mira dhe favore për përfitime të ligjshme. Kjo gjithashtu politikanët i detyron që të punojnë në mënyrë të ligjshme pa hipoteka dhe pa kushtëzime. Në Demokraci Parlamenti voton ligje, zgjedh funkcionar shtetëror e publik dhe i njëjti organ i kontrollon punët e atyre organeve dhe institucioeve që i zgjedh e i themelon vetë. Ky institucion më i lartë i pushtetit i kontrollon dhe i kordinon punët e individëve të cilët i emeron dhe zgjedh vetë nepër poste shtetrore e publike. Këto kuadro me autorizime publike duhet të angazhohen të punojnë dhe të kontribuojnë në realizmin e interesit dhe të mirës së përgjithshme në shtet dhe në shoqëri. Paralamenti gjithashtu Qeverinë her pas here e merr në pyetje dhe e kontrollon sepse e njëjta duhet ta gëzon mbështetjen e subjekteve politike të perfaqsuara në të, kjo me qëllim që Qeveria të mund të qëndron në detyrë dhe e njëjta të punon në të mirën dhe në levërdinë e qytetarëve. Kur jemi te Qeveria kjo propozon e zbaton politika publike si dhe ligje e akte tjera nenligjore që duhet ti miraton dhe lejon Parlamenti. E njejta për punët dhe angazhimet e saj duhet të jep llogari para deputetëve të zgjedhur me votat e qytetarëve në Kuvend. Në demokraci Prokuroritë i hetojnë rastet e shkeljeve ligjore dhe i ndjekin individët autore të veprave kriminale e korruptive. Këto duhet të zbatojne hetime të duhura dhe të paraqesin fletpadi adekuate para gjykatave kompetente, dhe para tyre ti prezentojë dëshmitë dhe faktet nga ndjekjet analizat dhe hetimet e bëra me te cilat do të mund të gjykohen dhe të dënohen kryesit e veprave dhe akteve të shëmtuara dhe joligjore. Gjykatat me këto raste duhet të veprojnë gjithmonë në mënyrë të ligjshme profesionale dhe transparente. Këto pra gjithmonë konform ligjeve aktuale duhet që ti gjykojnë dhe ti denojnë individët apo grupet e caktuara të cilat kanë
kryer vepra të dënueshme e të kunderligjshme në shtet. Kjo detyrimisht i gjenë të gjithë ata individ që gabojnë e veprojnë keq apo që sillen në mënye destruktive para dyerve te organeve shteterore të drejtësisë duke i marrë dënimet e merituara. E atyre individëve dhe grupeve të individëve që janë të pafajshëm prokuroritë në koordinim me gjykatat duhet t’ua mundësojnë pafajsine duke i lë
në të njejtët të lirë jashta grilave të burgjeve. Kështu pra zbatohet drejtësia e vërtetë dhe e domosdoshme. Prandaj për këtë arsye unë E.B me plot kompetencë e përgjegjsi pohoj se nuk ka gjë
më të mirë, më të qëlluar, më të pëlqyshme dhe më të përshtatshme sesa që të gjithë njerëzit e botës të jetojnë në Demokraci e jo në autokraci që është sinonim për njëmendësi apo Komunizëm. Prandaj bindnu edhe vet ju qytetar të nderuar për gjërat dhe argumentet pozitive dhe të qëndrueshme që i prezentova apo i
i thashë më lartë në këtë shkrim për Demokracinë e cila mbështetet në lirinë