SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër personit juridik nga Tetova, kundër I.C.(40) nga Tetova – udhëheqës i personit juridik dhe А.H.(30) nga Tetova – i punësuar në personin juridik për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „organizimi i lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht pa leje nga organi kompetent“ dhe „arkëtimi ose pagimi i paaurtorizuar në para efektive të huaja“. Më 03.10.2024, nëpunësit policorë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike i bënë kontroll personit juridik me ç’rast u konstatua se janë organizuar lojëra të fatit edhe përkundër vendimit të përgatitur më parë nga ana e DAP-së me të cilin ndalohet organizimi i lojërave të fatit në afat prej 30 ditë. I denoncuari i dytë, në cilësinë e udhëheqësit, ka mundësuar që të organizohen, përkatësisht të zhvillohen lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në subjektin juridik, me ç’rast u gjetën në kasafortë të holla të gatshme të tepërta në shumë prej 298.000 denarë dhe 100 euro për të cilat nuk janë lëshuar fatura fiskale dhe janë sekuestruar nga DAP-i. I denoncuari i tretë, në cilësinë e të punësuarit, ka organizuar dhe zhvilluar lojëra të fatit dhe lojëra argëtuese në subjektin juridik dhe gjatë kontrollit të kryer të telefonit të tij u konstatua se ka përdorur ueb-faqe dhe ka pasur të drejta administrative për krijimin e përdoruesve të tjerë. Gjithashtu, u gjet një listë e lojtarëve aktivë dhe kredi të qasshme në shumë prej 389.293 denarë, si dhe listë të borxhlinjve, dhe gjersa ka qenë në ndërrim ka arkëtuar dhe paguar para të huaja.TS