Njësia për Krime Ndërkufitare, Migracion, të Huaj dhe Ripranim në Gjevgjeli ngriti padi penale kundër D.T. (32), U.K. (24), L.A. dhe V.T. (50), të gjithë nga Gjevgjelia, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandë me migrantë”. Më 17.04.2025, në cilësinë e udhëheqësit, i denoncuari i parë në zonën e Gjevgjelisë pranoi katër migrantë, njëri prej të cilëve ishte fëmijë nga Kina, dhe ia dorëzoi të denoncuarit të dytë. Ndërsa e denoncuara e tretë, nëna e të denoncuarit të parë, dha informacione në lidhje me lëvizjen e patrullave të policisë me anë të telefonit gjatë kryerjes së veprës penale. Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup u shqiptoi dënimin e të denoncuarit të parë dhe të dytë me 30 ditë paraburgim, ndërsa të denoncuarës së tretë me 30 ditë arrest shtëpiak.TS