Kallëzim penal ndaj një personi nga Gjevgjelia, përndiqte një person derisa shkonte në punë bashkë me fëmijët e tij në shkollë

Më 29.04.2025 në ora 08.50 në rr. „Pavell Shatev “ në Shkup nëpunësit policorë arrestuan B.Т. (46) nga Gjevgjelia, me vendqëndrim në Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „përgjim“ sipas nenit 144-а të Kodit Penal. I denocuari në periudhën prej 29.01.2025 deri më 29.04.2025 e ka përcjellë të dëmtuarin gjatë shkuarjes dhe kthyerjes nga vendi i punës, si dhe fëmijët e tij gjersa kanë shkuar në shkollë. Kundër B.Т. është ngritur kallëzim penal në GJTHP Shkup.TS