SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Ј.I.(54) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat e kryera penale „uzurpimi i patundshmërisë“ dhe „ndërtimi i paligjshëm“. Në gusht të vitit 2022 në parcelë katastrore mbi lagjen e pushimoreve në Kodrën e Diellit , në rrugën lokale për Leshnicë e Poshtme, i denoncuari ka bërë uzurpim dhe ka ndërtuar në mënyra të paligjshme pllakën e themelit pa marrë paraprakisht leje përkatëse ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent. TS 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume