MPB njofton se me datë 11.04.2025, në ora 21:50, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën “Jordan Zlatanoski” e kanë privuar nga liria një të mitur 14-vjeçar nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe i është dorëzuar inspektorit për delinkuencë të të miturve, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.