Kërcënoi motrën me armë zjarri dhe u soll në mënyrë agresive ndaj vëllaut, arrestohet 68 vjeçari nga Tetova

Me datë 23.04.2025 në ora 14.25, zyrtarë policorë nga
SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.H.(68) nga Tetova,
duke vepruar sipas raportimit të mëparshme të vëllait të tij 60-
vjeçar nga Tetova se për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura
pronësore dhe juridike ndaj tij është sjellë në mënyrë agresive
dhe e ka kërcënuar dhe se motrën e tyre e ka kërcënuar me armë
zjarri. Të njëjtën ditë me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në
shtëpinë e Sh.H., gjatë të cilës është gjetur dhe sekuestruar një
revole tip “Crossman Air Guns 357”. Ai po mbahet në stacionin
policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet padi
përkatëse.TS