SPB Shkup ngriti kallëzime penale kundër Zh.А. nga Shkupi, I.М.(39) nga Kavadari dhe Sh.Z.(26) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 17.08.2024 në Vodno të Mesme, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj Zh.А., me ç’rast gjetën dhe sekuestruan marihuanë. Më 13.09.2024 tek pika pagesore Petrovec, nëpunës policorë kanë kryer kontroll të automjetit të pasagjerëve „mercedes“, të drejtuar nga I.М., me ç’rast në automjet ishte gjetur dhe sekuestruar heroinë. Nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e Sh.Z., me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, pushkë gjuetie dhe 86 plumba me kalibër prej 16 mm dhe 12 mm.TS