Mbi 99 për qind e energjisë elektrike është rikthyer në Spanjë, pasi janë kryer të gjitha masat e nevojshme për të rregulluar problemin sipas operatorit spanjoll të rrymës, “Red Electrica”.

Derisa disa rajone akoma janë në gjendje emergjente që nga e hëna shkaku i problemeve me energji elektrike, sipas zyrtarëve gjendja emergjente do të shpallet në rajonet që e kërkojnë.

Edhe në Portugali, sipas qeverisë, energjia elektrike gjatë natës është rikthyer për 6.2 milionë shtëpi nga gjithsej 6.5 milionë prej tyre.

Shkaktari i këtyre problemeve sipas një grupi tregtar të energjisë elektrike në Bashkimin Evropian, ishte një problem teknik në një lidhje në rrjetin elektrik në mes Francës dhe Spanjës.

E kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro ka deklaruar se nuk ka indikacione për një sulm kibernetik në rrjetin shpërndarës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume