Demo, personazhi që shfaqet në videot intime të regjistruara në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila, rezulton se është një biznesmen i njohur në fushën e prodhimit të verave. Të paktën, kështu raportojnë mediat, duke zbuluar dhe inicialet e tij, D.H.

Ky shtetas është kërkuar të pyetur nga shërbimet e Policisë së Tiranës, por ndodhet jashtë vendit sepse atje ushtron aktivitetin si biznesmen, kryesisht në prodhimin dhe tregtimin e pijeve alkoolike.

Dema i Konjakut dhe Dema i Rrushit janë pseudonimet e biznesmenit. Mes qarqeve artistike dhe ato të biznesit, shtetasi me inciale D.H ka marrë pikërisht këto pseudonim, për shkak të aktivitetit ku operon.

“Është alarm o Demo”, dëgjohet të thotë Adi Hila teksa i drejtohet mikut të tij, i cili para se të shtrohej në krevat për të kryer marrëdhënie intime, dallon kameran e fshehur mbi tavolinë, ndërkohë kompozitori i thotë se ajo nuk ishte kamer, por orë me alarm.

Mirëpo, gjatë marrjes në pyetje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Adi Hila ka pranuar se pajisja nga e cila kanë rrjedhur pamjet e marrëdhënieve intime me personazhe të estradës, është vendosur prej tij dhe ka qenë një kamer.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume