Ministri i Jashtëm i Rusisë ka këmbëngulur se pushtimi i Krimesë nga vendi i tij është një “marrëveshje e përfunduar”. Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se ka shumë gjasa që homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është gati të heqë dorë nga gadishulli.
Zelenski përjashton vazhdimisht dhënien e territorit Rusisë në çdo marrëveshje armëpushimi, duke e përshkruar masën si kundër kushtetutës së Kievit. Gjatë një interviste me CBS News, Sergei Lavrov këmbënguli se Rusia nuk “negocion territorin e saj” kur u pyet për të konfirmuar nëse do të vihet në tryezë në bisedime.