Më 28.04.2025 në orën 11.30 në Radovish, nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e kanë arrestuar A.U. (49) nga Radovishi. Ai u gjet në rr.”Shain maalle” në Radovish, duke lëvizur i veshur me uniformë ushtarake dhe duke mbajtur me vete një rrip me pistoletë, pranga dhe një shkop druri, ndërsa në duar ka pasur një pushkë. Gjatë tentimit që të privohej nga liria, A.U. ishte dhënë në arrati dhe i kishte hedhur sendet që i mbante me vete, por pas masave të ndërmarra, ishte kapur dhe privuar nga liria. Nëpunësit policorë i gjetën dhe i sekuestruan sendet që personi i hodhi gjatë arratisjes, përkatësisht një pushkë, një rrip ushtarak, një këllëf lëkure me një palë pranga, një tub metalik, një këllëf me tre fishekë për pistoletë sinjalizuese, një kornizë metalike me pesë kapëse, një pistoletë etj. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovishit dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal.TS