Deputetët në Komisionin për Çështje Ekonomike pranuan të gjitha amendamentet e shumicës dhe një amendament nga Fronti Evropian dhe LSDM për ligjin për angazhim në punë, shkruan Alsat.
“Propozimi momental parasheh sigurim shtesë shëndetësor. Për shembull nëse punon 10 ditë të ketë 10 sigurime, ndërsa nëse ka ndalesë 2 ditë sigurimi shëndetësor mund sërish të vazhdohet apo të mos vazhdohet. Nuk realizohet qëllimi me refuzimin e kësaj çështje pasiqë mund që në ditën e 11 punëtori të lëndohet diku dhe të mos ketë sigurim shëndetësor”, tha Sali Murati – Fronti Evropian.
“Alineja ku parashihet detyrimi për të paguar një kontribut në rast papunësie, duke qenë se kjo nuk është çështje punësimi, besoj se në përputhje me ligjin për marrëdhëniet e punës dhe pagesën në rast sigurimi nuk i përket këtij neni”, u shpreh Jovanka Trençevska – LSDM.
Me këtë ligj, të gjithë personat që janë ose nuk janë të punësuar, persona të vetëpunësuar, nën moshën 18 vjeçare, të cilët, në përputhje me rregulloret e përgjithshme të punës, plotësojnë kushtet për punësim, studentët që përfitojnë pension familjar në bazë të paaftësisë për punë dhe jetë të pavarur, si dhe një i huaj që ka vendbanim të rregulluar, mund të punojnë punë sezonale si në bujqësi, gastronomi dhe turizëm, pa humbur të ardhurat që marrin nga shteti, si pensioni, bursa, si dhe ndihma shtetërore.
Punëtorët do të jenë në gjendje të punojnë punë sezonale te një punëdhënës deri në 60 ditë ose te më shumë pronarë gjatë gjithë vitit, por jo më shumë se 120 ditë. Me këtë ligj, pronarët do të paguajnë kontribute minimale për punëtorët që kanë punuar ilegalisht deri më tani. Zbatimi i këtij ligji është gjashtë muaj, që do të thotë se sezoni i verës tashmë është humbur, por pritet që ky ligj të jetë këtu gjatë sezonit të dimrit.