Pasi i shpëtoi gjenocidit, po qëndron në kolltuk para rrënojave të shtëpisë së tij.

Raketat ruse e goditën qytetin ukrainas të Sumy ku mbetën të vrarë 34 persona të cilët ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmës.

Të vdekurit përfshijnë edhe dy fëmijë ndërsa 117 persona mbetën u plagosur.

Banori që i mbijetoi sulmit të orës 10:15 të mëngjesit i dëshpëruar tha se ukrainasit nuk janë aspak të mbrojtur.

Presidenti amerikan, Donald Trump, këtë sulm e ka konsideruar të turpshëm.

Në anën tjetër ministrat evropian kanë ende shpresa në presidentin Trump.