Në hapësirat e Ministrisë për Çështje Evropiane, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti në takim ambasadorin e Republikës së Qipros, Andreas Fotiou.
Gjatë takimit, në fokus të bisedimeve ishte procesi i eurointegrimeve, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, si dhe agjenda reformuese që po realizohet me dinamikën e paraparë.
Ministri Sali e uroi ambasadorin Fotiou edhe personalisht për kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke theksuar rëndësinë e këtij roli për avancimin e politikave evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Qipros ndaj procesit të integrimit evropian të vendit.
Nga ana e tij, ambasadori Fotiou vlerësoi përkushtimin institucional ndaj reformave dhe ritheksoi gatishmërinë e Republikës së Qipros për të vazhduar mbështetjen në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume