Tre persona kanë humbur jetën pasi një makine u përplas me një autobus pranë Aeroportit Heathroë mbrëmjen e djeshme, ku të dy automjetet morën flakë.

Tre pasagjerët e makinës u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa një i katërt u transportua në spital pas përplasjes.

Dy pasagjerë të autobusit gjithashtu u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për dinamikën e ngjarjes dhe skemën e përplasjes së rëndë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume