Më 06.04.2025, në ora 14.40, në një fshat të rrethit të Berovës, nëpunësit policorë të NJPB Berovë i privuan nga liria G.А.(37), B.Ç.(23) dhe 60-vjeçaren R.GJ., të tre nga Strumica, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se nga shtëpia familjare e D.V.(59) nga Dellçeva me anë të përdorimit të forcës e kanë marrë bashkëshorten e pakurrorëzuar 32-vjeçare të djalit të tij dhe me automjetin e pasagjerëve „audi“ me targa regjistrimi të Strumicës janë larguar nga vendngjarja. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Koçan dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.  TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume