Merz konfirmon planin për të ndaluar bashkimin familjar: Do ta kufizojmë numrin e azilkërkuesve në 100.000 në vit

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz deklaroi se qeveria e re federale do të përpiqet që numri i azilkërkuesve të mos kalojë 100.000 në vit, njofton DPA.
“Qytetet tona, shkollat, spitalet dhe infrastruktura janë tashmë në prag të kolapsit”, deklaroi Merz për televizionin gjerman ARD.
Ai konfirmoi një plan për të ndaluar bashkimin familjar dhe paralajmëroi një fushatë të gjerë për dëbim, siç është theksuar në marrëveshjen e koalicionit midis koalicionit të tij konservator (CDU/CSU) dhe Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
Merz paralajmëroi se do të prezantojë mekanizma për refuzimin e emigrantëve në kufi, ndërsa bashkëpunimi me vendet fqinje tashmë ka filluar.
Në vitin 2024, Gjermania regjistroi gjithsej 230.000 kërkesa për azil, që është për rreth 100.000 më pak se në vitin 2023. Merc beson se kapaciteti i Gjermanisë është maksimumi 100.000 kërkesa në vit.