Pas vendimit për përjashtimin e Aleancës për Shqiptarët dhe Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, kanë ardhur reagimet e para publike nga figurat kryesore politike.

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një postim në Facebook, ka komentuar shkurt duke e cilësuar VLEN-in si “koalicioni i ndryshimit”, ndërsa ka postuar edhe një fotografi ku shfaqet me buzëqeshje, duke dhënë sinjale se koalicioni synon të ecë përpara, pavarësisht tensioneve të brendshme.

Ndërkohë, Arben Taravari ka reaguar me një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe thumbuese, duke akuzuar tre liderët e koalicionit – Izet Mexhitin, Bilall Kasamin dhe Zeqirja Ibrahimin se “kanë punuar gjithmonë pas shpine ndaj ASH-së”, duke lënë të kuptohet se përjashtimi ishte një skenar i përgatitur prej kohësh.

Ndyshe sonte edhe Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar me një mesazh të koduar, “Pastërtia dhe sinqeriteti, paqe me të kaluarën, shteg për të ardhmen!” që mund të interpretohet si Ribashkimi i ASH-së ose Afrim me Qeverinë./TS/