Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në dhe UNICEF-in shënuan javën e imunizimit. Me këtë rast, ministri Arben Taravari tha se vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e popullsisë, pasi mbron nga sëmundje të ndryshme.

Njëherit ai apelon tek prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët, ndërsa theksoi se vaksinat që përdoren në vend janë të sigurta dhe cilësore.

“Ministria e Shëndetësisë vite me radhë ka siguruar vaksina me cilësi të lartë, që na bën krenarë, e cila i plotëson të gjitha standardet dhe sigurinë për pacientët nga këto vaksina, prej kompanive më të mira evropiane, të cilat i prodhojnë. Në vitin 2024 kemi rritje të vaksinimit në krahasim me tre vitet e kaluara. Këtë vit kemi siguruar në 18 komuna 35 ekipe mobile, të cilët shkojnë derë më derë për t’i senzibilizuar njerëzit me fokus të veçantë për MRP-në dhe HPV-në”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Përfaqësues të OBSh-së dhe UNICEF-it gjithashtu bënë thirrje për vaksinim, duke thënë se imunizimi mbron shëndetin e qytetarëve.

“OBSh-ja në bashkëpunim me UNICEF-in përkrah çdo të ri në RMV, që të imunizohen me vaksinën HPV, sepse kjo vaksinë parandalon kancerin në qafën e mitrës tek vajzat e reja. Po ashtu nuk duam që të ketë pandemi të lijës së dhenve ose të kollës së keqe në RMV”, thonë nga OBSh.

“Përfshirja me MRP vaksinën vitin e kaluar ishte 72.3 për qind, po ashtu përfshirja e popullatës me HPV vaksinën ishte 50 për qind nga vajzat dhe kjo nuk është e mjaftueshme. I ftojmë të gjithë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet imuniteti kolektiv, që duhet ta kemi.”, – theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it, Lesli Miler.

Ministria e Shëndetësisë për këtë vit ka siguruar 385 milionë denarë për furnizim me vaksina.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume