Shvercerat Shkup kanë dalë me një sqarim publik, duke theksuar se nuk janë organizatorë të protestave që po mbahen në Tiranë dhe se nuk kanë organizuar udhëtim drejt kryeqytetit shqiptar.

Sipas njoftimit të tyre, ditëve të fundit kanë qarkulluar thirrje në emër të grupit për pjesëmarrje në protesta, por ata thonë se nuk e dinë se kush po e përdor emrin e tyre për këto thirrje.

Megjithatë, Shvercerat Shkup shprehen se janë në përkrahje të studentëve në Tiranë dhe mbështesin kërkesat dhe qëndrimet e tyre.

Në fund, ata kanë kërkuar që emri i grupit të mos përdoret pa autorizimin e tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume