Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në New York për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas njoftimit, seanca do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në New York (21:00 në Kosovë).

LEXO EDHE:
Kallas nga Tirana: Nuk ka ecuri Kosovë-Serbi, pa normalizim! Nesër në Bosnjë Hercegovinë për të qetësuar situatën
Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

Ministrja Gërvalla do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale dhe përparimet në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia dhe reformat institucionale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume