Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në rolin e Koordinatorit Nacional të IPA-s (NIPAC), sot bashkë-kryesoi Takimin e tretë të Komitetit Monitorues për Instrumentin e Ndihmës Para-Aderuese IPA III, duke i theksuar sfidat aktuale politike dhe teknike lidhur me përdorimin efikas të fondeve evropiane.

Ministri Murtezani theksoi se kjo Qeveri do të ndërmarrë nisma të rëndësishme për stabilizimin e IPA strukturave dhe zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga periudha e kaluar, duke përfshirë lëvizshmërinë e madhe të stafit profesional, procedurat e vonuara të prokurimit publik dhe lëshimet e rëndësishme në sektorin e transportit dhe mjedisit jetësor. Ai nënvizoi se deri në fund të vitit 2024, mjetet e kontraktuara për IPA II arritën në 71%, ndërkaq shfrytëzimi i IPA III fondeve në të njëjtin vit ishte në nivelin 31.37%. Ministri potencoi rëndësinë e intensifikimit të zbatimit të programeve aktuale për t’iu shmangur mospërdorimit të IPA fondeve në të ardhmen.

Murtezani iu referua edhe masave për përforcimin e kapaciteteve administrative dhe paralajmëroi angazhim intensiv për zgjidhje sistematike të politikave për mbajtjen dhe trajnimin e vazhdueshëm të nëpunësve shtetëror. Ai theksoi se Ministria për Çështje Evropiane po punon në vendosjen e Akademisë për BE-në, detyra e së cilës do të jetë të sigurojë trajnim cilësor dhe të qëndrueshëm për kuadrin e angazhuar në IPA strukturën.

Me takimin kryesoi edhe nga Valentina Superti, Udhëheqëse e njësisë në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerimin dhe fqinjësi lindore (DG ENEST) në Komisionin Evropian, e cila iu referua rëndësisë së detyrimeve dhe angazhimeve qartë të përcaktuara për tejkalimin e sfidave aktuale në menaxhimin me IPA programet.

IPA Komiteti Monitorues është organi më i lartë mbikëqyrës për të gjitha IPA programet dhe ka për detyrë të sigurojë zbatimin efektiv, transparent dhe të harmonizuar të ndihmës evropiane para-aderuese në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me Marrëveshjen kornizë për partneritet financiar mes Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume