Ejup Berisha

Një gjë që ne shqiptarëve të cilët jetojmë këtu në RMV na bën të nënçmuar, të irrituar dhe të nervozuar është edhe përdorimi i termeve kushtetuese mbi 20 dhe mbi 50 përqind. Ķëto kur akti më i lartë juridik i shtetit Kushtetuta i referohet përdorimit të gjuhës shqipe por dhe simboleve tona kombëtare këtu në këtë shtet. Ne shqiptarëve na irritojnë, na nervozojnë dhe na nënçmojnë faktet kur të drejtat tona qytetare dhe kombëtare duhet ti gëzojmë me kushte. Kjo don të thotë se ne në RMV mund ta përdorim gjuhën shqipe vetëm nëse jemi mbi 20 përqind në teritorin e këtij shteti, apo dhe simbolet tona kombëtare mund ti përdorim vetëm nëse jemi mbi 50 përqind. Ndërsa nëse nuk jemi kaq dhe aq fatkeqsishtë ne nuk guxojmë ti përdorim as gjuhën e as simbolet tona kombëtare. Kur jemi te pëdorimi i simboleve kombëtare këtu nervoza, irritimi dhe nënçmimi për ne si qytetar shqiptar janë edhe më të madha për shkak të cenzusit më të lartë si kusht për përdorimin e tyre. A nuk ka diskriminim më të madh për qytetarët shqiptar se kur për shkak të mungesës së përqindjeve nuk mund ta përdorin as flamurin por edhe as edhe gjuhën shqipe. Prandaj politikanët shqiptar duhet bërë çmos që këto elemente diskriminuese, irrituese, nervozuese dhe nënçmuese për popullin shqiptar të fshihen nga Kushtetuta. Dhe ate përmes ngritjes së nismave për ti fshirë të njëjtat gjëra nga akti më i lartë juridik nga Kushtetuta. Me këto veprime gjuha shqipe si dhe simbolet kombëtare të mund të kenë përdorim zyrtar pa dallim se sa njerëz shqiptar jetojmë këtu në teritorin e këtij shteti. Duhet theksuar se të drejtat e qytetarëve duhet të jenë të përgjithshme dhe të njëjtat duhet të lejohen pa kushte e pa përqindje pasiqë përndryshe do të jemi popull i kushtëzuar dhe i shantazhuar. Prandaj ripërsëris 20 dhe 50 përqindshi duhet fshirë nga Kushtetuta me qëllim që të drejtat tona të përdoren më lehtë dhe më gjërë në shtet. Pra siç theksova edhe më herët këto përqindje na bëjnë popull të kushtëzuar e të shantazhuar e me këtë edhe të irrituar. Ideja për inicimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e termeve apo përqindjeve të sipërpërmendura duhet përkrahur dhe përshëndetur nga të gjithë për shkak se kjo na bën më të sigurtë dhe më të barabartë si qytetarë të këtij shteti, e me këtë rast edhe më të disponuar dhe më të relaksuar. Politikanët pra e kanë për obligim që të përkujdesen për dy gjëra shumë të rëndësishme për qytetarët siç janë disponimi i mirë dhe lumturia më e madhe e tyre në shtet.
.