Më 29.04.2025 në ora 18.05 në SPB Veles ishte denoncuar se në kryqëzimin e rr.„Ilindenska“ me rr.„Kosta Racin“ në komunën e Çashkës ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „fiat punto“ me targa regjistrimi të Velesit, të drejtuar nga Gj.N.(66) nga Velesi dhe trotinetit elektrik, të drejtuar nga një e mitur nga Çashka. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi e mitura, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Këqyrjen e kreu ekipi i SPB Veles.TS