Në sulmin me raketa balistike ruse në qytetin Sumi në veri-lindje të Ukrainës, i cili ndodhi mëngjesin e sotëm të dielën e Palmave, të paktën 24 persona u vranë dhe të paktën 84 u plagosën, përfshirë shtatë fëmijë.

Siç konfirmohet nga autoritetet ukrainase, në sulm është goditur një trolejbus dhe sulmi është kryer me një raketë balistike Iskander-M.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu reagoi ndaj sulmit brutal. “Pa presion mbi agresorin, paqja nuk është e mundur. Bisedimet nuk kanë ndalur kurrë raketat balistike dhe bombat ajrore. Rusia duhet të trajtohet ashtu siç e meritojnë terroristët”, tha Zelenski.