Më 22.04.2025 rreth orës 13 në SPB Shkup është denoncuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në f.Bardovc, rrethi i Shkupit, u gjet një mjet i vjetër shpërthyes. Nëpunësit policorë të SPB Shkup dolën në vendngjarje, ndërsa u njoftua edhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe u konstatua se bëhet fjalë për granatë e cila me shumë gjasë ka prejardhjen nga Lufta e Dytë Botërore. Granata do të ngrihet në mënyrë të sigurt nga DMSH.TS