Një person nga Tetova mashtrohet nga një shkupjan për 10 mijë denarë.Në vend të celularit I dërgoi tjetër gjë me postë ekspres

Me datë 24.04.2025 në ora 17:15 në NjP Kamnjan, një 27
vjeçar nga rajoni i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga
D.S nga Shkupi për shumën prej 10.000 denarë. Sipas raportit,
ata kanë rënë dakord përmes një rrjeti social që për shumën e
deklaruar t'i blejnë një celular, pas së cilës i ka dërguar pakon me
postë ekspres, të cilën e ka paguar dhe pasi e ka hapur, ka
vërejtur se pajisja ishte e ndryshme nga ajo për të cilën ishte
marrë vesh dhe ishte e kyçur, gjë që e bëri të dyshonte se ishte
vjedhur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS