SPB Ohër sot ka paraqitur kallëzim penal kundër S.T. (50) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”.

“Ai, gjatë vitit 2024 në disa raste ka abuzuar seksualisht me një të mitur nga Ohri, e cila në mars të vitit 2025 ka lindur. Të denoncuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).