Nazmi Beqiri

Është e mjerueshme kur njeriu nuk mund t’i ndaj detyrat personale dhe ato shoqërore (shtetërore).
Udhëheqësit shtetërorë (presidentja dhe kryeministri), siç po duket, po merren me ëndrrat e veta të rinisë, nga koha kur mbase kishin imagjinuar gjithçka që të kënaqen, por jo edhe te marrin përgjegjësi as për brenda shtëpisë e lagjes së vet, pa le më shtetërore e regjionale. Një ndër kushtet e burrërisë (me kuptimin e sotëm-pjekurisë), është edhe t’ia dish hallin (fuqinë, mundësinë, pasurinë e qëndrueshmërinë) vetit. Të përcaktohesh për të udhëhequr, nënkuptohet se duhet lënë anësh jeta (familjare) së bashku me dëshirat anakronike, tekat, inatet, hasmëritë, etj. Natyrisht se mjafton koha edhe për ato, madje edhe për të shkruar ndonjë libër nëse përmbyllni punën, praktikën e Tomas Morit.
Ky vendshteti ynë nuk është aq mirë e për “mashalla”, për të mundësuar udhëheqës kësi soji për të udhëhequr siç po veproni, andaj sa më shpejtë t’i ktheheni rrugës reale të udhëheqësve shtetërorë është më mirë për shtetin e edhe për ju personalisht. Për anën tuaj personale nuk do të merrem, duke pohuar se nuk e dua asnjë të keqe për ju e askënd në botë, por po përmend ca ngarkesa që po e rëndojnë shtetin: Sot, populli po paraqet nevojën e zbërthimit të identitetit të vet, duke shkuar rrënjëve të Gjuhës maqedonishte e, gjegjësisht gjuhës që fliste Aleksandri i Madh (si Zoran Spasovski e të tjerë, që tani më po e shohin të arsyeshme të thonë se),nuk ishte greqishtja e as maqedonishtja e sotme, por një gjuhë tjetër (punë shkence kjo, s’do mend se po e ndoqën do ta kenë … sepse bota që moti e dinë…)
por ky halli i origjinës, që po ngacmon ndërgjegjen e bashkëkombasve të juaj nuk është bash i vogël. Gjëja tjetër që duket në publikime mediave është çështja e territorit, të etnisë suaj, që nga epoka e re e këndej, se, në sa harta historianësh e kronistësh të kohës i gjeni, apo ndoshta as nuk i keni shikuar hartat e institucioneve ruse gjatë shekullit të dytë kthyer pas… Mbase nuk i jeni qasur as mënyrës së lindjes së shtetit dhe kë e përfaqësonte dhe kush e përfaqësonte atë.
Duket qartë se, këta dy udhëheqës të shtetit, nuk e kanë lexuar as babanë e gjuhës maqedonase -Bllazhe Konevskin, se si dhe kush i ndihmoi atij që të hartojë nismën e dhënies së formës së parë gjuhësore, gjegjësisht gramatikës së parë të gjuhës maqedonishte (E Ç).
Dihet mirëfilli se shqiptarët (Shqipëria), ishte një nga vendet e para që e pranoi (njohu) dhe e ndihmoi ketë shtet, dhe jo për sytë e zinj të tyre, por shtyrë nga humanizmi dhe pjesa e vet që jeton në të dhe në vend që të jenë mirënjohës për këtë, kjo udhëheqje me shalakatje abrogon ligje, ku garantohen të drejtat legjitime të shqiptarëve dhe njëherësh edhe baza e stabilitetit të shtetit që u bë në Marrëveshjen e Ohrit, dhe shkelin mbi legjitimitet, mbi vullnetin e popullit nën prizmin se, kinse (shqiptarët) e paskemi nis luftën, kur dihet mirëfilli se ata kishin dashur kaherë ta nisin atë (luftën) vet, por me që humbnin sa herë që orvateshin, ktheheshin në Shkup dhe jepnin ca deklarata sa për t’ua mbyllë sytë vëllezërve të popullsisë maqedonase. Ata e humbën nismën e një lufte në Vizbeg (1996-7) dhe as pas riorganizimit që bënë, iu deshtë ta mbyllin ndodhinë pa burgosje. Mjafton të përmend edhe tentimin e një nisje lufte në fshatin Goshincë (1999-2000), ku gjeneralët u detyruan të tërhiqen me një marrëveshje mes tyre dhe banorëve, (dhe, dorën në zemër, – e respektuan atë). I përmenda këta raste si shembuj sa për faktologji, pa përmendur Ladorishtin etj. Tani nga nxitjet e detyrueshme apo nga miopia për vetveten, nuk e di ( dhe s’mund të them se “shpirti më duhet” thonë), por vazhdimisht tentonin ta kallnin një luftë përbrenda shtetit, kinse kundër një pale tjetër !!!, dhe atë e arritën …
Me tentimin për marrjen e çdo të drejte jetësore e edhe ” frymëmarrjen” e banorëve të fshatit Tanushë (2001), duke e shtuar edhe marrëveshjen ndërkufitare jolegjitime me Serbinë për kufinjtë me vendbanimet shqiptare me shtetin e Kosovës (marrëveshja Koshtunica-Trajkovski) ia arritën qëllimit të bëjnë luftë, duke u detyruar që të ulen në Ohër, edhepse paraprakisht ofruan ndarjen, pa e menduar se ” ndarja” është opsion për “vdekje”, dhe ne (shqiptarët) i çuam (i ecëm) kah “jeta”. E them kështu, duke pasur para sysh doktrinat e Serbisë dhe shteteve të tjera në regjion, të cilat doktrina mbase kurrë s’kanë qenë të fshehta. Por pos këtyre të kahershmeve, tani kanë lindur organizma të rinj në Botë e po krijojnë rend të ri botëror (mbase edhe e kanë krijuar), duke e tejkaluar e mënjanuar rendin e që ishte krijuar në kohën kur lindi ky shtet i bukur e gjegjësisht Marrëveshja e Jaltës.
Aktualisht po bëhen më shumë se dy lufta të mëdha nëpër Botë dhe mos të hamendësojmë se ato janë larg, kur tashmë (ne) po strehojmë refugjatët e tyre. Andaj them se opsioni i vetëm është bashkëjetesa për maqedonasit dhe vendshtetin (nuk po them se nuk mund të lidhni aleanca fuqish e bashkimesh, por çdo lidhje e mundshme e këtyre llojeve, do të jet fatale e deri në zhdukje e “rrënjëve” të Filipit). Duke mos pasur opsione tjera, Mickoja, nuk i shikon këto e shumë ndodhi të tjera të kësaj natyre, e bashkë me te edhe Presidentja (e cila me protokollin e gjyshit u hidhet njerëzve në qafë), edhe pas luftës që e kanë shkaktuar dhe prapë trusen, rrasen në marrëveshje, edhe kur u mohojnë identitetin bashkëvendasve të vet bullgarë dhe myslimanëve që jetojnë në anën lindore të shtetit (të cilët vetëm e begatojnë vendin), pa përmendur se në hartat vendore gati po zhduken regjione të tjera, si bie fjala “Torbeshija”. Bëhen sikur nuk mungon fare asgjë mu si në ditët e pashkëve, ku mungojnë vetëm të “tjerët” (ndër popullin tonë nuk ekziston kjo ndasi), të cilët i cilësojnë si kujdestarë të së keqes, ku edhe mospranimi i kërkesës së bullgarëve po e bëkan kundër atyre që shkaktuan MO !? Si … nuk ka as hije as shije kjo shalakatje, ngase jetën e këtij shteti e mban në duar edhe ajo etni, që po e quani Ali Ahmeti (unë s’do ta quaj kështu, por ai i vullnetit të popullit), i cili ka dhënë dëshmi më shumë se çdo bashkëpunëtor i tyre, dhe fare nuk po i rrok sikleti se çka do të bëjnë në rast se i heq duart Aliu nga ajo peshëmbajtje shtetërore …
(që me përkushtim po e bën këtë mbajtje) i cili me etninë e vet ka plot opsione të vendit, të fqinjëve e madje edhe nga komunitetet kredibile ndërkombëtare. “Unë fola dhe shpëtova shpirtin tim” (shprehje latine), por shkrova edhe për atë se “nuk dua të më mpihen dhëmbët mua, kur fëmijët hanë kumbulla të tharta (papjekura)” …