Më 25.04.2025 në orën 14:59, në SPB të Manastirit është raportuar se në rrugën “Dimitrije Tucoviq” në Manastir, një automjet ka goditur këmbësorin M.D. (82) nga Manastiri, pas së cilës drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin. Pas aksidentit, M.D. është transferuar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Këqyrja është kryer nga ekipi i SPB Manastir dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS