Shkodran Alili shpall kandidaturën si i pavarur për Kërçovën: Pas meje nuk qëndron parti, por qytetarët dhe ndërgjegjja

Avokati dhe humanisti Shkodran Alili edhe zyrtarisht shpalli kandidaturën e pavarur për Komunën e Kërçovës. Alili para kërçovarëve shpalosi programin e tij, duke vendosur fokusin në shëndetësi, arsim dhe ekonomni. Mes tjerash, kandidati i pavarur Alili tha se ai nuk ka pas vetes asnjë parti politike dhe interesa, por siç shtoi ka qytetarët dhe ndërgjegjen.
“Çfarë synojmë bashkë me ju? Transparencë të plotë me Qeverisjen çdo qytetarë do të dijë ku shkon çdo cent i buxhetit komunal. Arsim cilësorë dhe investim në të rinjët tanë sepse e ardhmja ndërtohet sot. Shërbim shëndetësor dinjitoz për të gjithë e veçanërisht për të moshuarit dhe personat në nevojë. Rimëkëmbje të ekonomisë lokale përmes mbështetjes së bujqësisë, bizneseve të vogla dhe punësime të të rinjëve. Ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet në nevojë, jo si lëmosh, por si detyrim moral dhe institucional. Qytet që respekton mjedisin trashëgimin dhe dinjitetin e banorëve. Kjo nuk është garë për pushtet, është një betejë për besimin tuaj për të rikthyer shpresën se edhe politika mund të jetë njerëzore. Unë nuk kam parti pas meje, por kam qytetarët, unë nuk kam interesa, por kam ndërgjegje. Unë nuk kërkoj pushtet, por kërkoj besimin tuaj. Le ta bëjmë bashkë këtë hap, jo për mua, jo për votë, por për ne, për fëmijët tanë, për të moshuarit, për Kërçovën që nuk duhet të turpërohet, por të ngrihet lartë e më lartë ashtu siç i ka hije Uskanës së lashtë. Koha është tani. Unë jam këtu për ju, Kërçovë jemi ne”, tha kandidati i pavarur për Kërçovën, Shkodran Alili.
v