Ejup Berisha

E përshëndes nismën për shkrirjen e Alternativës, Lëvizjes Demokratike, Besës dhe ASH-së në një Parti politike. Sinçerisht deshiroj që ky subjekt politik të vazhdon ta lëviz akoma më përpara ndryshimin e filluar para dhjetë muajve nga kato Parti. Le të formohet le të
konsolidohet, si dhe le të forcohet akoma më shumë spektri i tanishëm
politik qeveritar shqiptar këtu te ne, dhe i njëjti le të vazhdon të punon në interesin e përgjithshëm dhe në të mirën e qytetarëve shqiptar por dhe në të mirën e pjestarëve të bashkësive të tjera etnike që jetojnë këtu në RMV. Ideja për organizimin kundër ish rexhimit autoritar të instaluar nga BDI në vitin 2002 dhe nisma për ta bërë ndryshimin ishin dhe akoma janë aktivitete të qëlluara dhe të domosdoshme në skenën tonë politike. Mendoj se misioni fisnik i ndryshimit duhet të lëvizet akoma më tepër përpara me qëllim që qytetarët shqiptar ta ndjejnë shpresën por dhe
lirinë, barazinë si dhe pluralizmin politik. Konsideroj se themelimi i Partisë së re politike nuk është një punë e thjeshtë por një mision që e imponojnë realiteti e historia si dhe një nevojë e kahmotshme për shqiptaret e RMV-së. Partia e re që do të formohet do të ketë shumë punë dhe aktivitete për të bërë si psh: 1.Duhet ta rikthehen demokracinë e suspenduar.
2. Ta rikthen dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve.
3.Ta eliminon diskriminimin.
4.Ti rehabiliton dhe risocializon viktimat e shumta të ish rexhimit.
5.Ti liron nga burxhet personat e dënuar dhe të burgosur padrejtësisht si reazultat i dhjeta rasteve të montuara nga Policia, Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit ku viktima janë shqiptarët. 6.Qytetarëve tu hap mundësi të mëdha për punësime dhe për përparime në jetë e në karrierë.
7. Të vendos rend rregull dhe qetësi si dhe 8.Të mundohet ta eliminon emigrimin e të rinjve shqiptar nga vendi.
Pra Zeqirja, Izet Bilall dhe Arben punë e mbarë në misionin e unifikimit dhe bashkimit të forcave politike dhe të resurseve njerëzore për ta përparuar punën rreth ndryshimit politik. Me qëllimin më fisnik dhe më miqsor nismëtarëve u syxheroj që subjekti i ri politik që do të formohet këtu te ne prej tyre ta mbaj emrin Lidhja për ndryshime demokratike-LND.
Ky subjekti i ri politik le ti bashkon, le ti zhvillon dhe le ti përparon shqiptarët e RMV-së në të gjitha sferat e jetës së tyre shoqërore dhe politike. Na priftë e mbara.