Shtetasi turk kapet në kufi me kartë të gjelbër ndërkombëtare të falsifikuar për kamionin që drejtonte

SPB Kumanovë ngriti padi penale kundër A.U. (26) nga Republika e Turqisë për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “falsifikimi i dokumentit”. Më 15.04.2025 në Pikën e kalimit kufitar Bair, me të hyrë në vend, i akuzuari paraqiti një kartë të gjelbër ndërkombëtare të falsifikuar për kamionin që drejtonte.TS