Kreu i ASH-së Arben Taravari sot u shpreh se partia e tij nesër do të vendos se cilin opsion do të zgjedh për zgjedhjet lokale. Sipas Taravarit ASh-ja ka dy opsione të del vet në zgjedhje apo të shkojë me VLEN?
“Një opsion është që së bashku me VLEN-in të dalim së bashku në zgjedhje lokale dhe opsioni i dytë është që të dalim vetëm në zgjedhje. Mendojmë se edhe vet me dal në disa komuna me ndihmën e disa partive të partnerëve të koalicionit mund të bëjmë rezultat të mirë të shkojmë në raund të dytë por edhe të fitojmë”, tha Taravari, duke shtuar se megjithatë dëshiron të dëgjojë mendimin e kryetarëve dhe kryesisë dhe të vendosin.