Me gjithë bisedat për tarifat dhe luftërat tregtare globale dhe politikanët, mund të jetë e lehtë të neglizhohet se si tarifat mund të ndikojnë te njerëzit e zakonshëm.

Por le të hedhim një vështrim në një produkt tepër popullor dhe se si tarifat mund të ndikojnë në të.

iPhone i Apple

Një nga telefonat inteligjentë më të njohur në treg, iPhone i Apple është një produkt i dashur që mbështetet në një zinxhir burimesh dhe prodhimi që përfshin globin.

Ashtu si të gjitha kompanitë me ekspozim në Kinë, ndikimi i menjëhershëm në Apple pa që ajo ra me 7.3% si pasojë e tarifave të Donald Trump.

Ky ekspozim ilustrohet nga objekti më i madh në botë i prodhimit të iPhone që është në qytetin kinez të Zhengzhou.

Bëhet e ditur se Apple bën një pjesë të madhe të prodhimit të saj në Kinë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Dega Zhengzhou operohet nga Foxconn – një prodhues dhe furnizues i rëndësishëm për kompaninë.

Trump vendosi një tarifë shtesë prej 34% ndaj Kinës – duke i çuar tarifat totale në 54%.

Gjithashtu, presidenti amerikan vendosi një tarifë 32% për Tajvanin, megjithëse pjesa më e madhe e fabrikave të Foxconn ndodhen jashtë shtetit.

Me pak fjalë, tarifat e SHBA rrezikojnë të rrisin kostot e produktit.

Ka shqetësime se kompanitë më pas do t’i kalojnë këto kosto tek konsumatorët.

Dhe bazuar në parashikimet nga Rosenblatt Securities, një iPhone i ri mund të kushtojë mbi 2000 euro nëse Apple rrit kostot.

Ndryshe, kjo është një situatë e ngjashme me të cilën po përballen të gjitha kompanitë me zinxhirë të ngjashëm furnizimi global.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume