Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar sot arrestimin e truprojës së tij, Angel Saramakov, nën dyshime për shitje të sekreteve shtetërore për 50.000 euro. Mickoski tha se ky është shembull i mirë se nuk ka të paprekshëm dhe se të gjithë që shkelin ligjin, do të përgjigjem.

“Supozoj që është angazhuar pasi unë jam zgjedhur kryeministër, kur u formua ekipi. Kushdo që që është, unë në një rast thash, edhe po të jetë vëllai apo motra ime, edhe “shën VMRO-ja” të jetë, nëse e tradhton besimin e qytetarëve, e dëmton nderin edhe të VMRO-DPMNE-së, partisë politike prej nga vij unë, por para se të gjithash të qeverisë dhe shtetit, ashpër do të sanksionohet, kushdo të jetë”, tha mes tjerash Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume