Gjatë ditës së djeshme (24-prill) është kryer kontroll i
intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e
SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej
59 drejtues mjetesh (TE-34 dhe GV-25) për parkim të gabuar dhe
të paligjshëm, nga të cilët 29 (TE-22 dhe GV-7) janë marrë me
automjetin special merimangë. Gjothashtu janë sanksionuar edhe
56 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe
GV-34).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon
pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe
rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas
kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve
të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t'i parkojnë
automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe
në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin
normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe
sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.