Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë.

Sipas tij, pas informatës së marrë policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, ka thënë Borovci.

Ai tha se Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume