Një person ka humbur jetën në Gjakovë, ndërkaq policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima mashkull ishte dërguar për trajtim mjekësor pasi i njëjti sipas familjarëve kishte mbetur pa ndjenja në shtëpi.

Ekipi mjekësor në emergjencë ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore me zemër. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume