Romanca e Egli Takos dhe Besart Kelmendit është mjaft e përfolur në mediat rozë.

Tani që “Big Brother VIP 4” ka përfunduar, publiku është shumë kurioz që të dijë se çfarë po ndodh me dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi fansat e Gjestit dhe Eglit duan të dinë edhe raportin e kësaj të fundit me familjarët e fituesit të edicionit të katërt të BBV.

Së fundmi një veprim i Eglit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, pasi kishte hequr nga lista e ndjekësve motrën e Gjestit, Blerinën.

Edhe pse një profil në Instagram ekziston me emrin e motrës së Gjestit, Blerina Kelmendi, e cila gjithashtu shpërndan video të motrës së fituesit të BBV4, nuk dihet nëse është vërtet profili real i saj.

Ajo ndjek vetëm gjashtë persona, një prej të cilëve është Gjesti, por ky i fundit nuk e ndjek atë, duke ngjallur dyshime nëse është vërtet motra e Besart Kelmendit ose jo.

Fansat e çiftit kanë aluduar se raporti i tyre nuk është në gjendjen më të mirë, por vetë personat nuk kanë bërë ndonjë reagim të tillë.

Kujtojmë se në festën e organizuar nga “Big Brother VIP” Gjesti dhe Egli janë shfaqur bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume