Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Fushë Frujë-Krujë, në afërsi të Kamberasit, ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë. Viktima është identifikuar me inicialet L.Z.
Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Për transportimin e tyre është përdorur edhe një automjet i Policisë.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, një Mercedes-Benz me targa AC 034 AU, një Audi me targa AB 861 EY dhe një Volksëagen Passat me targa AB 786 ZC.
Një prej drejtuesve të mjeteve është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë mund të kenë ndikuar në përplasjen e tre automjeteve.