Me datë 28.04.2025 në orën 16.45 në rrugën ,,101″ në Gostivar, zyrtarë të policisë nga Departamenti i Policisë për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Gostivar, kanë privuar nga liria personin B.B.(31) nga Gostivari, i cili drejtonte një autobus “Setra” në pronësi të një personi juridik nga Tetova, i cili kishte leje qarkullimi të skaduar dhe ishte çregjistruar që nga viti 2023, dhe kishte vendosur targa nga një autobusi “Mercedes” me targa të Gostivarit, në pronësi të një personi juridik nga Gostivari. Autobusi është sekuestruar dhe ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse në përputhje me nenin 344 të Ligjit për siguri në trafikun rrugor dhe nenet 378 dhe 380 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.TS