Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Gjirokastrës, ku është konstatuar mungesa e vulës zyrtare të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Sipas njoftimit, shtetasi Th. K., 36-vjeç, sekretar i qendrës së KZAZ-së në zonë, ka kallëzuar ngjarjen e datës 21 prill, rreth orës 20:30.

Ngjarja po hetohet nga specialistët për hetimin e krimeve të Stacionit të Shërbimit të Dropullit-Libohovë, ndërsa materialet procedurale janë referuar gjykatës për trajtimin e mëtejshëm ligjor.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36-vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume