Gruaja nga një fshat i Tetovës denoncon për mashtrim punëtorinë e mobiljeve, pagoi 450 euro nuk e mori porosinë
Më 16.11.2026 në ora 12:40, në SPB Tetovë, një 50-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga A.A. nga rajoni i Tetovës, pronar i një fabrike dhe salloni mobiljesh në të njëjtin fshat, për shumën prej 450 eurosh. Sipas kallëzimit, para rreth dy muajsh ajo ishte marrë vesh me A.A. që t’i punonte orendi (mobilje), me ç’rast ia kishte dhënë paratë. Deri në ditën e raportimit, ai me shkaqe të ndryshme nuk i kishte dorëzuar orenditë dhe as ia kishte kthyer paratë, pas çka ajo kishte kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit