Qytetarët që kanë skanuar kuponët fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” (MojDDV) gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator pritet t’i marrin paratë nga kthimi i një pjese të TVSH-së deri më 30 nëntor 2026.
Bëhet fjalë për pagesat e tremujorit të tretë të këtij viti, të cilat transferohen drejtpërdrejt në llogaritë bankare të qytetarëve.
Shuma që do të përfitojë secili qytetar varet nga vlera e kuponëve të skanuar dhe TVSH-ja e përllogaritur për kthim.
Megjithatë, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht datën e saktë të pagesës.