Dy persona janë kapur në flagrancë duke prerë në mënyrë të paligjshme dru në zonën e Mesheishtës, Komuna e Debërcës.
Policia sekuestroi drutë e prerë, dy automjete pa targa dhe një sharrë motorike, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë Pyjore për procedim të mëtejshëm.TS